Rasim Avdyli është një prej mërgimtarëve, i cili së fundmi është bërë shumë viral në rrjetin social Tik-Tok.
Prej më shumë se 1 vit, ai është i martuar me një vajzë gjermane. Ai vazhdimisht bën video bashkë me të në Tik-Tok, ku shpreh dashurinë e madhe që ka për të.
Së fundmi ai është kthyer në atdhe, për të kurorëzuar martesën e tij me gjermanen, ndërkohë që një ditë para martesës ao ka dhënl një intervistë për ‘Erë Verë’ në T7, ku ka treguar historinë e tij të dashurisë.
Ai ka treguar se ai u njoh me gjermanen teksa të dy ishin futur në të njëjtin dyqan, për të blerë atlete ‘Puma’.
Avdyli thotë se ai e kishte pyetur gjermanen se cili nga modelet është më i bukur e ajo e kishte ndihmuar, e kështu që prej asaj dite ata nuk ishin ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri.
Sakaq ditën e sotme ai ka kurorëzuar dashurinë, por para kësaj ai i ka kërkuar të dashurës së tij që të ndërronte fenë dhe të kthehej në muslimane. Vajza e ka plotësuar këtë kërkesë nga dashuria që ka për Avdylin
Rasimi është mjaft popullor në rrjetin social “TikTok”, ku edhe aty vendosi të ndaj këtë moment të lumtur e që po përcillet “LIVE” nga më shumë se 7 mijë persona. /abcnews.al