Emocionuese! Ky detaj nga postimet e Einxhel tregon gjininë e bebes që po vjen!

1 muaj më parë
Emocionuese! Ky detaj nga postimet e Einxhel tregon gjininë e bebes që po vjen!

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, pak kohë më parë ndanë me publikun lajmin më të bukur të jetës së tyre, ata do të bëhen prindër së shpejti. Aludimet për shtatëzëninë e Einxhel kishin nisur kohë më parë, por moderatorja si fillim nuk kishte pranuar asgjë, deeri në momentin kur vendosi ta ndajë vetë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj.

Pas lajmit të shtaëzënisë kanë nisur edhe aludimet e para për gjininë e bebes që është duke ardhur. Ka qënë Monika Lubonja, e cila pak ditë më parë u shpreh se Einxhel është në pritje të një vajze.

Pas këtij pohimi Einxhel është përgjigjur se as ajo vetë ende nuk e di gjininë e bebit dhe këtë e di vetëm motra e Dj Dagz, pasi po merret me përgatitjen e ceremonisë së ‘Gender Reveal’.

Gjithsesi një detaj i vogël i cili nuk na ka shpëtuar është se që nga periudha kur Einxhel ka treguar se është shtatëzënë, është shfaqur në ekran, por edhe në fotot e postuara në Instagram vetëm me veshje rozë. Mos vallë këto janë disa sinjale se çifti janë në pritje të një vajze?

Asgjë nuk dihet me siguri derisa çifti të ndajë fotot dhe pamjt e shumëpritura nga fansat nga gender reveal që do të organizojnë, por deri atëherë po bëjmë një supozim të tillë.

Ndërkohë sot moderatorja ka postuar një foto të titulluar “Portreti i parë familjar”, ku Dj Dagz ka përqafuar moderatoren shtatzënë dhe para tyre qëndron një delfin. Ata po shijojnë një periudhë të bukur pushimesh dhe duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. E pse jo vlen të thuhet se këta të dz na dolën më të dashuruarit e Big Brother Albania VIP.

Emocionuese! Ky detaj nga postimet e Einxhel tregon gjininë e bebes që po vjen! Emocionuese! Ky detaj nga postimet e Einxhel tregon gjininë e bebes që po vjen!