EMRAT/ Lëviznin me 11 kilogramë ‘kanabis çokollatë’, kapen mat 3 persona në Lezhë

1 muaj më parë
EMRAT/ Lëviznin me 11 kilogramë ‘kanabis çokollatë’, kapen mat 3 persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët janë kapur me lëndë narkotike. I gjithë operacioni është zhvilluar në hyrje të qytetit të Lezhës, ku policia ka lokalizuar automjetet dhe më pas u kanë bërë pritë.

Sipas njoftimit mësohet se pas finalizimit të operacinit të koduar “Processed drugs”, në makinën e shtetasit Izmit Hebovija, në pjesën e bagazhit janë kapur 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë.

Pas peshimit, rezultuan rreth 11 kilogramë. Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm qytetarë që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë 50-vjeçari Hebovija, banues në Tiranë, dhe Mirash Dushku, 52 vjeç e Perparim Rrgalla, 40 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 84 pako lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate me peshë totale rreth 11 kilogramë, 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Njoftohet se grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje për zbardhjen e mëtejshme të skemës së qarkullimit të lëndës narkotike.