“Ende po e shijoj” Rekordi fantastik i Brahim Diaz në Europë! Por e ardhmja e tij…

1 vit më parë
“Ende po e shijoj” Rekordi fantastik i Brahim Diaz në Europë! Por e ardhmja e tij…

Akoma nuk i ka mbushur 23 vjeç, por dje fitoi Serie A për herë të parë në karrierë. Brahim Diaz ka fituar edhe tituj të tjerë kampionë: në Angli dhe Spanjë. Fantazisti i kuqezinjve ka vendosur një rekord tepër të veçantë.

Askush nuk ia ka dalë të fitojë Premier League, La Liga dhe Serie A në moshë më të re se lojtari nga Malaga, qe nuk harron rrenjet dhe madje pas fitimit te titullit kishte hedhur foto me Castillejo qe te dy kane dale nga Akademia e Malaga-s.

Brahim Diaz fitoi titullin me Manchester City katër vite më parë, u shpall kampion i Spanjës me Real Madrid në sezonin 2019/2020, ndërsa tani ia del edhe me Milanin në Itali. Më 3 gusht do të mbushë 23 vjec.

E ardhmja e tij ende nuk dihet. Por, Diaz po feston tashme titullin e fituar, pasi ne kontrate ka edhe 1 vit tjeter huazim. Nga bilbili i fundit i ndeshjes në stadiumin Mapei, gëzimi i kuqezinjve ishte vërshues, fillimisht në fushen e gjelbër të Reggio Emilia dhe më pas, në disa raste, në rrugët e Milanos: Casa Milan, Duomo, parqe…

Të gjitha me një kuqezi ne sfond. Ditën e djeshme kryeqyteti i Lombardise priti parakalimin me autobusin e hapur të të gjithë ekipit dhe trofeun e Serisë A: një mbrëmje që do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të Milanit, por edhe të lojtarëve.

Brahim Diaz në fakt në Instagram përdor fjalë të pakta por efektive: “Ende po e shijoj… Faleminderit të gjithëve!”. Sigurisht, tashme do te duhet te dihet se cfare do te beje Milani sepse ky sezon i Diaz nuk permbushi pritshmerite: 31 ndeshje, 3 gola dhe 3 asist! Dhe te gjitha ne fazen e pare…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Brahim Díaz (@brahim)