Endri Çekiçi është bërë protagonist në ndeshjen e Konyaspor në transfertë ndaj Galatasaray. Futbollisti i kombëtares shënoi në minutën e 15-të, golin e barazimit (1-1) për skuadrën e tij.
Një super realizim nga ana e pogradecarit i cili shtangu portierin Muslera nga një distancë e konsiderueshme duke dërguar në festë shokët e skuadrës.
Ky është goli i dytë për 25-vjeçarin në pesë ndeshje të këtij sezoni, teksa Çekiçi na ka mësuar tashmë me të tilla realizime që pa frikë mund të konsiderohen si kryevepra.SHIH GOLIN
Ky është goli i dytë i Çekiçit për këtë sezon me Koniasporin në 5 ndeshje të luajtura dhe duket se është gati për sfidat me Kombëtaren, pasi ftesës nga Edi Reja.
Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, Endri po jeton momente të bukura dhe po shijon dashurinë me Megi Pojanin, personazh shumë i njohur në shoubizin shqiptar.
Lidhja mes Megi Pojanit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi ka qenë një ndër temat më të komentuara gjatë verës.Romanca mes tyre u zbulua nga postimet në rrjetet sociale gjatë “arratisjes” bashkë me pushime, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.