Enea Jorgjit i besohet ndeshja mes dy ekipeve të njohura në Europa League

4 muaj më parë
Enea Jorgjit i besohet ndeshja mes dy ekipeve të njohura në Europa League

Arbitri i Superiores Enea Jorgji do të gjykojë Real Sociedad-Sheriff Tiraspol në raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League.

38-vjeçari shqiptar do të jetë arbitri i parë i ndeshjes Real Sociedad dhe Sheriff, ndërsa më parë Jorgji ka gjykuar Shakhtyor Soligorsk-Maribor në Champions League këtë sezon si dhe Malmoe-Dudelange dhe Qarabag-Nantes në Europa League.

Ai do të ndihmohet nga tre shqiptarë të tjerë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, arbitri i katërt do të jetë Florian Lata dhe VAR do të jetë përgjegjësi e portugezit Tiago Martins dhe italianit Paolo Valeri.

Ndërkohë një tjetër arbitër shqiptar, Genc Nuza është zgjedhur nga UEFA per ndeshjen e Ligës së Kampionëve U19, ndërmjet skuadrës çeke Viktoria Plzen dhe asaj gjermane, Bayern Munich, e cila zhvillohet të mërkurën, në orën 13:00, në kuadër të Grupit C.

Në mesjavën e kaluar skuadra çeke e ka befasuar skuadrën gjermane (2:1) në Munih. Krahas Nuzës në këtë ndeshje do të jenë edhe dy asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Vitet e fundit është shtuar numri i arbitrave shqiptarë qoftë nga Shqipëria qoftë nga Kosova që drejtojnë në kompeticionet europiane.