Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka sot ditëlindjen. Urimet ishin të shumta nga fansat dhe kolegët, të cilët i shrehën atij urimet më të përzemërta dhe suksese në karrierë.
Një ndër urimet më të veçanta që ai mori ishte urimi i bashkëshortes së tij Ariana Fejzullahu, e cila përmes një postimi në InstaStory i ka dedikuar bashkëshoertin të saj disa vargje zemre.
“Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri të paçim gjithë jetën,”-shkroi ajo.

Edhe disa personazhë të njohur të muzikës e kanë uruar Ermalin, ndër ta Dj PM dhe Robert Berisha. Ermali është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare, të cilin të gjithë e mbajmë mend me hitet “Për një dashuri” dhe “Goca nga Tirana”.
Këngëtari i shumë hiteve në estradën shqiptare ka rrëfyer më herët mbi rritjen e tij në karrierë por edhe për sfidat që e kanë ndjekur gjatë jetës së tij. Ermali e ka shprehur gjithmonë pasionin e tij ndaj basketbollit, por si duket ka pasur një arsye pse ai nuk e ka praktikuar sportin. Fejzullahu tha se është marrë shumë pak me basketboll dhe shkas për këtë ka qenë mbipesha.
“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatkeqësisht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë. Nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse ka shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq. Kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, ka thënë këngëtari më herët në një intervistë.