Ermal Mamaqi jep lajmin e madh: Elvana Gjata do rikthehet aty ku ju pëlqen

1 vit më parë
Ermal Mamaqi jep lajmin e madh: Elvana Gjata do rikthehet aty ku ju pëlqen

Ermal Mamaqi ishte mbrëmjen e së hënës i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” në TV Klan. Gjatë “intervistës” me fëmijët ai zbuloi se kur do të publikohet pjesa e dytë e filmit “Dy gisht mjaltë”.

“Elvana mund të krahasohet me një koshere bletësh që nuk mbaron asnjëherë mjalti që prodhon Elvana. Në vitin 2023 unë dhe Elvana do kthehemi me “2 gisht mjaltë 2”, u shpreh Ermali.

Pasi producenti bëri të ditur lajmin, Elvana ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar momentin e intervistës së Ermalit, krahas së cilës ka shkruar: Ermal Mamaqi më ëmbëlësove ditën, të dua! Mezi po pres, kaq po të them! Dy gisht mjaltë 2!

Të gjithë e pëlqejnë Elvana Gjatën. Ndoshta nuk mund të themi të njëjtën gjë për Ermalin, sepse në Shqipëri kur bëhesh i pasur gjysma e njerëzve të duan dhe gjysma tjetër nuk të sheh dot me sy.

Një gjë është e sigurt: kur Elvana përfshihet në një projekt, gjërat funksionojnë 100% dhe dalin me sukses. Ermali e di mirë këtë dhe gjithmonë di të marrë njerëzit e duhur.

Projekti “Dy gisht mjaltë” ka rezultuar një sukses në Shqipëri. Presim se si do të shkojë filmi i radhës, i cili duket se do jetë vazhdim i të dytit. Urojmë të ketë sukses!