EUROSTAT: Shifrat përgjysmohen, Gjermania nuk i preferon më shqiptarët për emigrim

9 muaj më parë
EUROSTAT: Shifrat përgjysmohen, Gjermania nuk i preferon më shqiptarët për emigrim

Destinacioni i dhjetë viteve të fundit për emigrantët shqiptarë të sakrificës dhe punës ka qenë kryesisht Gjermania. Mundësitë për punësim atje kanë nxitur shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të kontinentit. Sigurisht, me dokumente të rregullta punësimi.

Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje shumë e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për qytetarët shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë leje, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.

Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.

Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatsit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarëë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Por fenomeni nuk ka ndërmend të ndalet. Tashmë është Britania e Madhe ëndërra e radhës për emigrantët. Përgjithësisht të rinjtë duan të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.