Amir Rrahmani pati një sezon fantastik në fanellën e Napolit, me të cilin ishte pretendent për titullin deri para pak javë para fundit të sezonit.
Futbollisti dardan shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti duke u bërë njëri prej mbrojtësve më të qëndrueshëm në Serie A, për këtë sezon.
Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport (CIES) e ka përfshirë mbrojtësin shqiptar në Top 11 të sezonit në kampionatin italian të futbollit. CIES e analizon paraqitjen e lojtarëve në ligat më të rëndësishme të kontinentit, përfshirë këtu edhe atë Serie A.
Rrahmani ishte praktikisht gjithmonë titullar i trajnerit Spalletti, ndërsa e ka konsideruar si pozitiv këtë sezon për ekipin e tij, pavarësisht se mbeti prapa në garë për titull, por që e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Në ekipin ideal të sezonit 2021/22 gjenden katër futbollistë të kampionit të ri të Italisë, Milan dhe tre të nënkampionit, Inter.
Në listë gjendet edhe Cuadrado i Juventusit, ndërsa futjen e Vlahovicit në ekipin ideal duhet ta ndajnë Fiorentina me Juventusin. Prezent në këtë ekip është edhe një tjetër lojtar Viola, Nico Gonzalez.