“Fati i tij do të jetë Milani dhe do të bëhet si Ibra” Nga Holanda nuk kanë dyshime! “Arroganti vendimtar”

8 muaj më parë
“Fati i tij do të jetë Milani dhe do të bëhet si Ibra” Nga Holanda nuk kanë dyshime! “Arroganti vendimtar”

Pas golit të parë të shënuar me fanellën e Holandës, objektivi bi Milanit Noa Lang foli për NOS duke treguar edhe nje here se cfare karakteri te veshtire ka por sa edhe shume personalitet ne venat e tij…

“Më duhej të prisja pesë ndeshje për këtë golin e parë, por shenimi këtu në qytetin tim e bën gjithçka më të bukur dhe siç duhet të jetë. Sot isha një peshk në ujë, u ndjeva i lirë. Van Gaal pret shumë nga unë, ai dëshiron të shkojë te sulmoj thellesine…”

“Kur shenova festova duke heshtuer Depay dhe Bergwing sepse tallen me mua pasi po e çmend trajnerin Van Gaal! Në klubin tim mund të bëj çfarë të dua, por këtu duhet të bëj punën time. Në Brugge më lënë të bëj atë që dua, mendoj se trajneri është i lumtur për mua pas kësaj dite të bukur…”.

Nico Dijkshoorn, gazetari i njohur i Voetbal, shkruan këtë për Noa Lang pas golit të tij të parë për Holandën. “Noa Lang do të arrijë në Milano dhe do te vishet kuqezi. Eshte fati i tij i paracaktuar. Mund të jetë Zlatan Ibrahimovic i ri atje.

Pavarësisht se është sa gjysma e madhësisë se Ibrahimovic, ai është po aq i sigurt dhe i bindur te vetja, aq sa edhe suedezi. Ne futboll duhet pak arrogance sportive dhe qe te tregosh vlerat. Noa Lang e ka kete gje dhe le ta quajme dhunti”.

Praktikisht, ne Holande e bejne te sigurte kalimin te Milani. Hera e dyte qe dalin kaq hapur. Edhe pse ne Itali sjane fort te bindur per kete transferim dhe Noa Lang sipas medieve italiane eshte nje opsion por jo objektiv!