Fëmijët po humbin shikimin, prindërit vendosin të udhëtojmë në gjithë botën

3 javë më parë
Fëmijët po humbin shikimin, prindërit vendosin të udhëtojmë në gjithë botën

Çifti kanadez Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kanë katër fëmijë. Mia, më e madhja, u diagnostikua me “retinitis pigmentosa”, një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton humbje ose përkeqësim të shikimit me kalimin e kohës.

Pak më vonë, edhe dy nga djemtë e tyre u diagnostikuan me të njëjtin problem. “Nuk kemi asgjë në dorë”, thotë Lemay, duke shpjeguar se aktualisht nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv për të ngadalësuar përparimin e “retinitit pigmentoz”.

“Ne nuk e parashikojmë dot se sa shpejt do të ndodhë, por sipas studimeve, në mesin e jetës ata do të jenë plotësisht të verbër.”

Pasi e pranuan këtë lajm të keq nga doktori, çifti e përqendroi vëmendjen e tij që t’jua bënte jetën fëmijëve sa më të lehtë, që të mos u ngelë gjë peng nga jeta.

Ata vendosën që fëmijët e tyre të mund t’i shihnin të gjitha gjërat nga afër para se të verboheshin, dhe jo t’ua tregonin ato nëpërmjet librave.

Kështu, ata planifikuan një udhëtim drejt botës për një vit të tërë, në mënyrë që tre fëmijët të kishin mundësinë për t’i parë kafshët, vendet dhe dukuritë e natyrës të gjitha me sytë e tyre.