Fero e thumboi për operacionet plastike, Tayna i përgjigjet me ‘finesë’

1 muaj më parë
Fero e thumboi për operacionet plastike, Tayna i përgjigjet me ‘finesë’

Reperi Fero së fundmi është liruar nga institucioni i vuajtjes së dënimit, kjo për shkak se pak kohë më parë ai kishte kryer një shkelje ligjore.

Pas daljes së tij ai shihet mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos Instragram dhe Tik Tok, u ka postuar video e foto të ndryshme, të cilat janë bërë mjaft virale dhe kanë gjeneruar shumë komente.

Mirëpo edhe miqësinë e live-t me Kozakun ai nuk i paska harruar, pasi mbrëmjen e djeshme ata kanë realizuar një sfidë live, ku si gjithmonë Kozaku e ngacmoi me disa pyetje.

Dhe gjejeni se çfarë? Qenka dashur një live me Kozakun për të kuptuar se Fero paska një inat kundrejt Taynës dhe gjatë bisedës me Kozakun kjo u dukt fare haptazi.

”Sa është dobsu Tayna mor, 17 kile rob ësht bo”- shprehet Kozaku
”Ate s’duhet me e vet a ke ba naj muzik t’re, po a ke bo naj operacion t’ri”- ia kthenh Fero, duke thënë se Tayna ndryshe nga sa deklaronte në fllim në media e ka ndryshuar look-un e saj me disa operacione plastike.

Tayna është përgjigjur me klas duke postuar në Instastory një thënie në gjuhën angleze: “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”.

Tayna ka dashur të mos reagojë keq ndaj thumbit të Feros, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘fans’ të sajin.