David Atanskoski nuk ishte as në pankinë në ndeshjen e së hënës ndaj Kukësit dhe arsyeja është shumë më e rëndësishme se një ndeshje futbolli për të.
Mbrojtësi i majtë i Partizanit të hënën është bërë baba për herë të parë.Bashkëshortja e tij, Sara, ka lindur një vajzë, që është fëmija i parë i çiftit.
Klubi i kishte dhënë leje lojtarit të linte grumbullimin para ndeshjes, teksa në ditët në vijim ai do të kthehet në stërvitje.

Dëmtimet kanë qenë armiku më i madh i Partizanit në këtë nisje të sezonit. Alfred Mensah, Aristoteles Romero, Engjëll Hoti, Viktor da Silva, Masanga Matondo, Matej Cvetanoski dhe Marçelino Preka janë lojtarët që kanë shfaqur probleme fizike vetëm në 5 javët e para të kampionatit.
Lajmi i mirë është se shumica e tyre janë rikuperuar, por shqetësuese mbetet situata për Da Silvan dhe Hotin, të cilët munguan në ndeshjen me Kukësin.
Da Silva vijon të vuajë problemet muskulore, që në fakt i ka të trashëguara, sepse edhe te Vllaznia ka munguar herë pas here.Nga ana tjetër Hoti vijon periudhën e rehabilitimit për një dëmtim në kavilje, që e ka mbajtur jashtë në tri javët e fundit.