Mirditori ka një kërkesë për Fevziun që gjendet në Londër për homazhet ndaj Mbretëreshës (video)

1 javë më parë
Mirditori ka një kërkesë për Fevziun që gjendet në Londër për homazhet ndaj Mbretëreshës (video)

Gazetari i TV Klan, Blendi Fevziu ndodhet në Londër në ditën e fundit të homazheve në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Teksa po raportonte në lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, një shqiptar nga Mirdita i cili jeton në Britani të Madhe i ka kërkuar gazetarit Fevziu që të bëjë një foto me të.

I pyetur nga Fevziu, shqiptari tregon se ndodhet aty për homazhe në nder të Elizabeth II edhe pse radha është shumë e gjatë.

Blendi Fevziu: Hajde bëje foton. Kam shqiptarë këtu. Nga vjen, nga je? Qytetari: Nga Mirdita. Blendi Fevziu: Ka shqiptarë që kanë ardhur. Ke ardhur për homazhe?

Qyetetari: Po, për homazhe kam ardhur. Blendi Fevziu: Është radha shumë e gjatë ë? Qytetari: Po, radha është shumë e gjatë, por kemi dalë.

Blendi Fevziu: Sa vjet ke në Britani? Qytetari: Kam 3 vjet e ca. Blendi Fevziu: Keni dalë sot të nderoni Mbretëreshën. Qytetari: Po.