Fierakët i çojnë miellin që t’ua bëjë bukë, gruaja i mashtron dhe ia mbath

8 muaj më parë
Fierakët i çojnë miellin që t’ua bëjë bukë, gruaja i mashtron dhe ia mbath

Një ngjarje e pazakontë është rregjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit pasi një 37-vjeçare e kallëzuan në Prokurori.

Qytetarë të ndryshëm të qytetit i kishin mirëbesuar asaj miellin e tyre në mënyrë që ta përpunonte në subjektin ku ishte administratore.

Gruaja me inicialet E.S nuk kreu detyrimin që u kishte premtuar qytetarëve fierakë dhe u largua jashtë shtetit. Ata e kallëzuan në prokurori.

Nuk dihet ende nëse gruaja është administratore në një kompani mielli, siç ajo pretendon. Për këtë ka reaguar edhe policia e shtetit përmes një njoftimi për shtyp.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe, banuese në Fier.

Dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit, ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre, dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj”.