Fifi kunj të fort për Noizy-n & Loredanën, Tayna-n, Butrintin & Mozzik-un

3 muaj më parë
Fifi kunj të fort për Noizy-n & Loredanën, Tayna-n, Butrintin & Mozzik-un

Para 5 ditë, reperat Noizy dhe Loredana nxorrën bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Heart attack”, teksa në të njëjtën kohë u publikua dhe bashkëpunimi mes Butrint Imerit, Mozzik dhe Taynas të titulluar “Pare”.

Momentalisht, të dyja këngët numërojnë 6.8 dhe 6.9 milionë klikime, teksa vetëm disa orë pas publikimit të tyre në you tube, të dyja palët e këngëtarëve akuzojnë njëri-tjetrin për blerje klikimesh.

Lidhur me numrat “e çmendur” të klikimeve të këngëve të tyre ka reaguar dhe Fifi, e cila duket se ka të njëjtat dyshime.

Ajo ka publikuar nëj këngë të reperit të njohur amerikan Drake, i cili ka 26 milion ndjekës në Youtube por kënga e tij ka marrë vetëm 8 milion klikime.

Përbri, këngëtarja shkruan: “Drake , bir më fal që s’je këtej nga ne se i kishe marrë 28 milion deri më tani”. Një kunjë shumë e fortë kjo!

Fifi, nuk ka përmendur emra konkret se me kë e ka “thumbin”, por kuptohet se ju referohet dy këngëve që kanë kapur shifra marramendëse klikimesh në youtube.

Fifi kunj të fort për Noizy-n & Loredanën, Tayna-n, Butrintin & Mozzik-un