Fitoi 34 milionë paundë në llotari, gjyshes së shkretë i zgjat gëzimi vetëm 10 minuta

8 muaj më parë
Fitoi 34 milionë paundë në llotari, gjyshes së shkretë i zgjat gëzimi vetëm 10 minuta

Margaret De Micheli, 72 vjeçe, mendoi se burri i saj më në fund mund të tërhiqej nga puna kur iu dorëzua një fletë-deklarim nga lotaria “EuroMillions”, por pa kaluar shumë kohë ëndrra e saj prej milionash iu shemb.

Një gjyshe u bë fituese e EuroMillions për vetëm 10 minuta para se t’i rrémbehej çdo shpresë për një pension të ëndrrave. Margaret De Micheli besonte se më në fund do të pasurohej pasi i thanë që kishte fituar xhekpotin prej 34 milionë paundësh.

Pensionistja e bleu biletën e saj më 29 mars, por nuk ia doli me kontrollin e rezultateve javën e kaluar. Kur ajo u ndal në një zyrë postare për të kontrolluar rezultatin e lojës, iu dorëzua një faturë ku thuhej se ishte fituesja e lotarisë. Megjithatë, ëndrrat e saj u shkatërruan kur kontrolloi sërish biletën dhe iu tha se numrat nuk ishin të saktë. Ajo u shpreh:

“Isha e mërzitur. I pyeta pse e mora biletën fituese dhe ajo tha se personi përballë meje është ndoshta ai për të cilin ishte menduar fletë-kërkesa. Isha pak e zhgënjyer dhe mjaft e mërzitur. U mrekulluam për pak, por pastaj u kthyem në normalitetin e përditshëm. Bashkëshorti im vazhdon të punojë si roje trafiku”.

Çifti nuk e fitoi çmimin me të cilin mund të blinte një shtëpi në plazh, por tashmë kanë plane për ta rinovuar banesën e tyre me ato që mund të kursejnë gjatë gjithë vitit.

Margaret De Micheli nuk i ka humbur shpresat dhe është shprehur se do të vazhdojë të luajë lojëra të tjera të ngjashme fati për të përmbushur ëndrrën e saj për të jetuar në ndonjë shtëpi buzë detit./ Marrë te: GOTA NEWS ALBANIA