Fiton 1 milion paund në javë duke kaluar hallexhinj në Angli

2 muaj më parë
Fiton 1 milion paund në javë duke kaluar hallexhinj në Angli

Deputetët në Britaninë e Madhe, kanë kërkuar ditën e djeshme veprime urgjente për të “shtrënguar” rrjetet e kontrαbandës me gomone, që sigurojnë miliona paund në javë.

Kërkesa e tyre, vjen pasi media britanike, Daily Mail, pas një hetimi të fshehtë, publikoi videon në të cilën shfaqej një shqiptar që drejtonte hapur kontrabandën në qytetin Dunkirk.

I quajtur “Luani i Artë”, ai fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britaninë e Madhe me gomone.

Ai u tha gazetarëve që e takuan si klientë, se mund t’i merrte për 4500 paund secili dhe premtoi se autoritetet britanike do t’u jepnin ushqim, batanije dhe gjithçka që u nevojitej përpara se t’i vendosnin në një hotel.

Duke treguar se sa lehtësisht kontrabandistët mund t’i tejkalojnë autoritetet, shqiptari u kap nga policia franceze disa orë pasi u takua me gazetarë të infiltruar, vetëm për t’u liruar mëngjesin tjetër për të rifilluar menjëherë operacionet e tij.

Më shumë se 32,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit, më shumë se sa kanë kaluar gjatë gjithë vitit 2021. Shqiptarët përbënin rreth 60 përqind të ardhjeve gjatë verës.