Fjalët që larguan nga skena Alida Hisku, gabimi i madh që bëri

8 muaj më parë
Fjalët që larguan nga skena Alida Hisku, gabimi i madh që bëri

Fjalët që dënuan dhe larguan nga skena Alida Hiskun – shkruan këtë informacion dhe paraqitet nga Kastriot Dervishi

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë.

Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:

-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”. “Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.

“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”. “Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.

-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.
-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.