Paolo Maldini ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport duke prekur disa tema dhe duke thumbuar edhe pronarët Elliott, familjen Singer, e cila sipas tij ende nuk ka lëvizur për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar sidomos të ardhmen e klubit dhe rinovimet e kontratave të drejtuesve.
Në fakt, Maldinit dhe Massara-s i skadon kontrata në fund të muajit dhe për këtë arsye duhet të që shohin planet e të ardhmes përpara se të firmosin por këto ditë pronësia aktuale po merret me pronarët e ardhshëm të mundshën, pra RedBird.
Ja disa fragmente të shkëputuara nga intervista e Maldinit që e nis duke thënë se “duhen 3 lojtarë të mëdhenj dhe mund të hapim një cikël që të zgjasë dhe që të synojë të konkurrojë kudo, në çdo kompeticion. Duhet projektim dhe ambicje. Natyrisht, tani nuk mund te flasim dot per merkato sepse sdime parate dhe as buxhetin”.
“Kjo Scudetto është një kryevepër. Fitorja e ideve dhe shpirtit të ekipit. Është e ngjashme me atë të Zaçheroni por me më pak investime dhe më shumë ide”. Mbi Leaon: “Për ne është një futbollist kyç i skuadrës i të tashmes dhe të ardhmes. Ta them troç, nuk duam ta shesim Leaon por ta mbajmë në skuadër për shumë vite”.
Më pas, ai i bën thirrje Elliott: “Unë dhe Massara kemi kontratat gati të skadojmë dhe nuk kemi rinovuar. Për shkak të rrugës që kemi marrë dhe historisë së Rangnick, e shoh si mungesë respekti që CEO Gazidis dhe Elliott nuk janë ulur as për të folur.
Më pëlqen të jem një garanci për lojtarët dhe tifozët e Milanit. Unë nuk jam person për një projekt jofitues. E kam bërë merkaton prej muajsh tashmë dhe jam gati vetëm të dijë buxhetin dhe projektin. Por, duhet që klubi të ulet me mua dhe Massara, sepse ndoshta nuk na pëlqejnë idetë e tyre. Do të isha ok dhe nëse do të më thonin se nuk kam bërë mjaftueshëm”.