Flor Binaj jep lajmin e mrekulleshëm për vajzën që u godit te vijat e bardha nga betonierja në Tiranë dhe shkoi në gjendje kome

8 muaj më parë
Flor Binaj jep lajmin e mrekulleshëm për vajzën që u godit te vijat e bardha nga betonierja në Tiranë dhe shkoi në gjendje kome

Flor Binaj ka shpërndarë pak ëm parë në rrjetet e tij sociale një lajm të mrekullueshëm. Shumë prej jush me siguri duhet të mbajnë mend një aks.ident të ndodhur kohë më parë në Tiranë, ku betonierja goditi te vijat e bardha një vajzë të mitur.

Ajo sot jeton jetën e dytë, u desh ndihma e gjithë shqiptarëve dhe falë “Fundjavës Ndryshe”, ajoi shkoi në Turqi ku ishte në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore, por mrekullitë ekzistojnë.

“Lumturim i jashtëzakonshëm sot duke dalë në foto për ditëlindjen e Elenit, vajzës që një betonierë e për plasi tek vijat e bardha duke e dëmtuar aq shumë saqë jeta e saj ishte në fije të perit.

Po të mos ishte për të gjithë bamirësit që dhuruan dhe për fundjavën ndryshe që mundësoi lidhjet me spitalin në Turqi i cili i dha jetën e dytë Elenit…

Shumë nga mjekët, familjarët, miqtë, të njohur dhe të panjohur që ndihmuan Elenin nuk besonin që do arrinim këtë ditë, ndaj nuk e di cila fjalë është më e madhe se fjala mrekulli!!

I lumtur pafund!Gëzuar ditëlindjen ëngjëll!!!!”, shkruan Flor Binaj në rrjetet sociale. Një postim që mori sigurisht shumë komente dhe reagime, edhe nga vetë Arbër Hajdari.