Flori Mumajesi është një ndër artistat më të mirë shqiptarë. Ai që në fillimet e karrierës së tij ka spikatur për tekstet e bukura dhe vijat melodike që ka krijuar. I pëlqyer nga qindra mijëra fansa, ai prej kohësh nuk është shumë aktiv në botën e televizionit dhe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri.
Së fundmi ai ka ndarë një foto në rrjetet e tij sociale. Kjo foto i takon fëmijërisë së tij, ku ai shfaqet me nënën e tij, teksa ajo e mbante në krah. Ajo foto ishtë shkrepur në ditën e tij të lindjen (sot 23 gusht), por Flori me një shkrim prekës tregon se çdo ditëlindje i kujton nënln e tij të ndjerë.
Është diçka normale që në ditën e lindjes ne të duam të kemi pranë njerëzit tanë më të dashur për ta festuar dhe për të na uruaer, ndaj Flori shkruan se në ditën e tij të lindjes asnjë urim nuk ia mbush shpirtin njëlloj siç ia mbushte urimi i nënës së tij dikur.
Dukshëm artisti po ndjen një brengë të madhe në shpirt, por njeriu është i fortë dhe mësohet të jetojë me dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur.
“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më. Mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur në këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova i djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.” – shkruan ai.
Flori rikujton momentet e fundit me të dhe shton se tani “asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin.”
“Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ti, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe. Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”

Sakaq Flori ka shojguar edhe arsyet e shkëputjes nga muzika,gjë që lidhet me nënën, e cila ndërroi jetë më 23 shkurt nga një sëmundje e pashërueshme. Plaga është ende e freskët, por Flori gjithashtu ka pasur edhe një lidhje shumë të veçantë me mbretëreshën e tij. Flori gjithashtu i ka dedikuar asaj një këngë me titullin ‘Dedikuar nënëns.