Reperi, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi duket se e ka harruar plotësisht Keisin. Në një video që ka ndarë së fundmi në Instastory, ai ka lënë të kuptohet se ka nisur një histori të re dashurie, duke lënë pas të shkuarën.
Stresi shihet në një makinë në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji. “Mos më keqkuptoni e kaluara ka vd*kur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen.
Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh”, ka shkruar reperi duke konfirmuar se e kaluara ka marre fund.


Reperi për një kohë të gjatë u përfol shumë në media për lidhjen me Keisin, gjë që u bë bajate dhe reperi kërkoi për një moment të mos ia përmendin më.
Stresi ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të fundit “Noise” që është pritur mjaft mirë dhe numëron mijëra klikime në Youtube.
Stresi ka qenë shumë aktiv këtë vit me këngë dhe projekte të reja, përfshirë bashkëpunime të shumta, si dhe pa harruar koncertet kudo në trojet shqiptare.