Frikë në Karaburun, ushtria shqiptare dhe NATO gjejnë një pajisje të rrallë

1 vit më parë
Frikë në Karaburun, ushtria shqiptare dhe NATO gjejnë një pajisje të rrallë

Shërbimit e inteligjencës shqiptare dhe të NATO-s, duket se kanë zbuluar një pajise të dyshimtë afër një baze ushtarake në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Kohët e fundit zyrtarë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë, janë shfaqur tejet të shqetësuar sa i takon shtrirjes së ndikimit rus në Ballkanin Perendimor ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Një zëri ata kanë pohuar se Moska dhe palë të treta po përpiqen të minojnë stabilitetin e rajonit, ndërsa kanë bërë thirrje për më shumë kujdes dhe vigjilencë nga autoritete ligjzbatuese. Por pavarësisht këtij kushtrimi, ka raste sporadike, që tregojnë se individë të ndryshëm të nxitur nga vende jo dashamirës, po investohen në Shqipëri, me qëllim penetrimin në vendin tonë dhe nxitjen e kaosit.

Megjithatë,m këto raste janë shumë të izoluara dhe janë neutralizuar nga shërbimet inteligjente shqiptare dhe partnerë, sikundër ishte rasti i dy spiunëve rusë, të cilët u kapën dhe u dëbuan nga Shqipëria një vit më parë, pasi ishin maskuar si u gazetarë, por që pas hetimeve të prokurorisë rezultoi se ata kishin qëllim dashakeqe.

Mirëpo kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo ngjarje që bëri bujë dhe madje mori vëmendjen edhe mediave ndërkombëtare e veçanërisht ato ruse, gazeta ka mësuar se në Karaburun janë gjetur disa pajisje që bllokojnë valët e celularëve dhe deshifrojnë kodet e ushtrisë.

Gazeta “SOT” dërgoi një ekip gazetarësh dje në Karaburun për të analizuar dhe hetuar rastin e denoncuar nga një grup turistësh francez, teksa konstatoi se pajisjet përgjuese që dyshohet se janë vënë nga shërbime të huaja jo miqësore me Shqipërinë, afër një baze ushtarake në Vlorë.

Sipas informacioneve, mësohet se aparatet përgjues synonin të bllokonin qendrën e komandimit të marinës, me qëllim nxjerrjen e saj jashtë funksioni. Mësohet se ato bëjnë zhurmuesin dhe me valë zanore intercepton kode ushtarake.

Kështu që nisur nga fakti se këto objekte të dyshimta janë gjetur pranë bazës ushtarake në Karaburun, kanë nisur menjëherë hetimet, të cilët kryesohen nga shërbimet inteligjente dhe ekspertë ushtarak të Turqisë, duke qenë se baza në fjalë është nën administrimin e forcave turke dhe për rrjedhojë edhe pjesë e NATO-s.