FSHF e ka shkarkuar Rejën, por ende nuk është bërë zyrtare?

4 muaj më parë
FSHF e ka shkarkuar Rejën, por ende nuk është bërë zyrtare?

10 tetori ishte një ditë e veçantë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, i cili feston 77-vjetorin e lindjes, një ditëlindje që e gjeyi ende në pankinën kuqezi, detyrë që e mban prej prillit të 2019-ës.

Megjithatë ajo që vihet re nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale, është që kjo ditë e rëndësishme për trajnerin, është harruar si nga FShF-ja, ashtu edhe nga pjesa dërrmuese e futbollistëve kuqezi.

Zakonisht faqja zyrtare e Federatës është e kujdesshme të urojë pjesëtarët e Kombëtares për ditëlindje, por “ka harruar” të përsëritë ritualin edhe me trajnerin Reja.

Sa u përket futbollistëve kuqezi, nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një harresë, apo një ftohje mes palëve, pikërisht në një moment kur po negociohet edhe e ardhmja e trajnerit.

Edi Reja u shfaq në krah të presidentit të FShF-së, Armand Duka për të komentuar shortin e eliminatoreve të Euro 2024-ës një ditë më parë, megjithatë e ardhmja e tij nuk është vendosur ende.

Kontrata e 77-vjeçarit me FShF-në skadon në muajin e ardhshëm dhe opionioni sportiv është masivisht kundër rinovimit të bashkëpunimit me të, e mesa duket, edhe futbollistët kuqezi nuk e kanë shumë përzemër.