Fulham i jep goditjen e madhe Strakoshës, klubi londinez nuk do e transferojë portierin shqiptar

8 muaj më parë
Fulham i jep goditjen e madhe Strakoshës, klubi londinez nuk do e transferojë portierin shqiptar

Pas largimit të Thomas Strakoshës nga Lacio, në Itali u raportua se gardiani shqiptar kishte gjetur akordin me Fulham, madje zyrtarizimi pritej nga dita në ditë.

Strakosha mungoi në ndeshjet e fundit të Kombëtares pikërisht për këtë arsye, që të rregullonte punët me ekipin e ri, pra firma, testet mjekësore dhe detajet e tjera.

Ekipi  londinez që sapo u ngjit në Premier League, pritej që të zyrtarizonte Strakoshën si përforcimin e ri në elitën e futbollit anglez.

Por Fabrizio Romano ka raportuar se në këtë transferim ka zhvillime të reja. Jo vetëm që mes dy palëve nuk do të ketë marrëveshje, ku theksohet se Strakosha është lojtar i lirë, por klubi anglez nuk e ka as në listën e preferencave.

Arsyeja kryesore thuhet të jetë rroga e madhe që ka kërkuar portieri shqiptar, gjë që ka bërë që klubi londinez të shohë për alternativa të tjera në portë.

Gjithsesi ofertat për Strakoshën nuk mungojnë. Gjatë javës është folur edhe për një interesim të Milanit, që e sheh shqiptarin si portier të dytë, zëvendësues të Mike Maignan.