Fund i aventurës pas 3 vitesh?! Gazetari zbulon të rejat e fundit mbi Ante Rebic

1 vit më parë
Fund i aventurës pas 3 vitesh?! Gazetari zbulon të rejat e fundit mbi Ante Rebic

Rrugëtimi i Ante Rebic te Milan mund të përfundojë pas tre vitesh pasi pritet një ofertë e rendesishme për anësorin, sipas gazetarit te Calciomercato, Daniele Longo. Nuk ishte sezoni më i lehtë për kroatin edicioni 2021-2022.

Edhe pse ai arriti 29 paraqitje në të gjitha garat, pothuajse asnjë prej tyre nuk ishte si titullar, me kroatin që po luftonte me probleme të përsëritura fizike. Për më tepër, ai thjesht nuk ishte aq vendimtar para portës.

Pasi shënoi 10 gola e siper në secilin nga dy sezonet e fundit, këtë herë ai shënoi 3 gola dhe 2 asistime (të gjitha garat) që ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në klub. Sipas asaj që Daniele Longo i Calciomercato.com raporton në Twitter, tashme e ardhmja e tij mund te jete larg Milanit.

Rebic mund të largohet nga Milani gjatë merkatos së verës, duke nënkuptuar shumë se klubi është i hapur për të shitur 28-vjeçarin. Jo vetëm kaq, por shton se po vjen një ‘ofertë e rëndësishme’ për ish-lojtarin e Eintracht Frankfurt.

Nuk dihet ende destinacioni por ka nga ata qe flasin se pikerisht nga Gjermania mund te vije oferta qe presin te Milani. Kujtojme qe te Rebic do te behej nje plusvlere e madhe duke qene se ne bilanc i ka kushtuar Milanit vetem 5 mln euro ne total.

Kjo pasi kuqezinjte dhe Frankfurti perdoren huazimin me te drejten e blerjes duke rene dakord qe te conin te dy lojtaret si Silva dhe Rebic gati ne skadim per te futur shifra te uleta dhe per te mos bere shpenzime te medha.