Futbollisti shqiptar i Olimpiakos bën një super paraqitje në Europa League

4 muaj më parë
Futbollisti shqiptar i Olimpiakos bën një super paraqitje në Europa League

Një nga ndeshjet e mbrëmshme të Europa League ka qenë edhe dueli mes Qarabag dhe Olimpiakos. Ndeshja e vlefshme për grupin G përfundoi në shifrat e bardha 0-0. Një rezultat që iu shkon për shtat azerbajxhanasve që ngjiten në kuotën e 7 pikëve dhe shumë afër kalimit të grupit.

E ndërsa për grekët ishte pika e parë në këto ndeshje europiane, duke shuar thuajse çdo shpresë për kualifikimin më tej.

Por ajo që ra në sy tek ekipi i Olimpiakos ishte aktivizimi i Andreas Ndoj. Djaloshi me origjinë nga Shkodra luajti nga minuta e parë deri në të fundit në ndeshjen e mbrëmëshme. Duke zhvilluar një performancë pozitive.

19-vjeçari që si rol natyral ka mesfushorin para mbrojtjes, u aktivizua për 90 minuta si qendër mbrojtës. Performanca e tij vlerësohet edhe nga faqja e specializuar e SofaScore, që merret me statistikat e lojtarëve. Shkodrani vlerësohet me notën 6.9 për ndeshjen kundër Qarabag.

Ku gjithashtu bie në sy se Ndoji i ka fituar të tre duelet brenda zonës ku ai ka qenë protagonist. Gjithashtu ai ka bërë edhe 1 ndërhyrje shpëtimtare për skuadrën e tij.

I rritur dhe formuar tek akademia bardhekuqe, Ndoj po hedh hapat e parë në futbollin e madh. Ku shihet si një nga elementët e së ardhmes edhe të kombëtares së Shqipërisë. /Burimi: Gazetashkodrasport