I ftuar në Festivalin Sportiv në Trento, Adriano Galliani ka folur për Paolo Maldinin dhe lamtumirën e tij me Milanin. “Pse Paolo iu bashkua klubit vetëm kur u largova? Unë i ofrova të gjitha pozicionet e tjera ne klub pervec rolit tim – shpjegoi CEO i Monza -. Dhe ai nuk pranoi.
Vendi im nuk është i lire sepse nuk jam aq bujar. I ofrova edhe menaxhimin e sektorit te te rinjve. Ndoshta nuk duhej te ndodhte ne ate moment, eshte momenti qe duhet te hysh dhe duhet te largohesh. Dhe ndodhi kështu, tani ai po tregohet se është një menaxher i madh.
E përqafoj në çdo ndeshje, eshte dashuri e sinqertë dhe jam i lumtur për të. Paolo është Milani, babai i tij ishte gjithashtu Milani. Është e pabesueshme të mendosh se në vitin 1963 Cesare Maldini ngriti Kupën Evropiane në Angli dhe 40 vjet më vonë Paolo bëri të njëjtën gjë në Mançester – shtoi krahu i djathtë i Berlusconit – .
Është një gjë unike që ka nuk ndodhi askund. Kur arritëm në Milano, Paolo ishte në fund të kontratës së tij. Babai i tij Cesare e ndihmoi agjentin e tij. Ai më tha se nuk do ta largonte kurrë Paolon nga Milani. E terhoqem bluzën me numrin 3 që mund të vishet vetëm nga një prej fëmijëve të tij. Shpresoj që një ditë Danieli, Cristian ose ndoshta një nip i Paolos do të mund ta veshë atë fanelë”.