Gazetari bën deklaratën ‘bòmbë’ në Beograd: Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 2000

1 muaj më parë
Gazetari bën deklaratën ‘bòmbë’ në Beograd: Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 2000

L*fta e Ftohtë Kosovë-Serbi vijon edhe sot, përmes deklaratave vendimeve qeveritare e shumë metoda të tjera politike.

Shumë analistë flasin se si do të shkojë marrëdhënia ndërmjet këtyre shteteve, se kush po lobon më shumë për të triumfuar. Shumë është folur për shkëmbime territoresh, për bisedime dhe negociata, por një deklaratë e bërë nga redaktori i gazetës ‘Nova’ Ranko Pivljanin, ka ngritur shumë polemika.

Së fundmi gjatë një interviste për N1, ai ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 2000 kur ka pranuar që të futet në negociata. Pivljanin thotë se kjo është një humbje tjetër pa e llogaritur edhe humbjen e l*ftës.

“Mendoj se ne, pa llogaritur faktin që e humbëm luftën në Kosovë, humbëm atë që kishte mbetur prej saj dhe mundësinë për ta rifituar, në momentin kur hymë në ato negociata pas vitit 2000”, ka thënë gazetari serb për N1.

Se Serbia e ka humbur Kosovën e ka thënë se dhe sociologia dhe politikanja serbe, Vesna Peshiç. Ajo ka thënë se Serbia duhet të pajtohet me faktin se e ka humbur Kosovën.

Peshiç theksoi se derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një vend të pavarur, tanimë është qesharake që të dyja palët, po “grinden nëpër tavolina”.