Rafal Leao kthehet ne dispozicion te trajnerit Stefano Pioli pasi skualifikimi i tij ndaj Napolit ndikoi jo pak ne finalizimin e aksioneve. Portugezi megjithate ka nje ceshtje me te madhe rreth tij: rinovimin…
Edicioni i Tuttosport në stendat e gazetave mëngjesin e sotëm ka në fokus çështjen Leao dhe çështjen që ka të bëjë me rinovimin e futbollistit portugez. Titulli thotë: “Milan-Leao: e vërteta. Nuk firmos? Largohet per nje mega-oferte”.
Klubi kuqezi ka çdo synim për të mbajtur lojtarin dhe për të vazhduar rrugën e rritjes me të, por nëse negociatat nuk janë të suksesshme dhe deshtojne, Milani do të kishte çdo interes për të fituar para nga shitja e numrit të tyre aktual 17.
Matteo Moretti, gazetar i njohur sportiv dhe i merkatos deklaroi: “Chelsea ofroi joformalisht pak më shumë se 100 milionë euro për Leão gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës. Ai mori një JO nga Milani. Italianët do të avancojnë në tetor/nëntor propozimin per rinovimin e portugezit, i cili deri më sot nuk ka marrë asnjë propozim zyrtar.
Matteo Moretto shkruajti: “Leao nuk ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës nga Milani deri më tani. Marrëveshja e tij aktuale përfundon në qershor 2024 dhe kuqezinjtë duan ta zgjasin atë edhe 2 vite te tjera. Milani dëshiron të avancojë marrëveshjen në tetor dhe do të përmirësojë pagën e tij në 6-7 milionë euro në vit”