Gazetari kuqezi i këshillon Milanit një zgjidhje mbi Rafa Leao! “E vetmja rrugë sipas meje”

1 javë më parë
Gazetari kuqezi i këshillon Milanit një zgjidhje mbi Rafa Leao! “E vetmja rrugë sipas meje”

Një gazetar ka sugjeruar që Milan mund t’i ofrojë Rafael Leaos një marrëveshje rinovimi afatshkurtër në mënyrë që të ruhet nga ideja e largimit të tij falas ose me një marrëveshje me çmim të ulët.

Marrëveshja e Leaos me Milanin do të përfundojë në vitin 2024 dhe javët e fundit ka pasur pikëpyetje mbi gjasat që ai të zgjasë qëndrimin e tij me kuqezinjtë, sepse ka një sërë pengesash që duhen kapërcyer.

Është një gjobë prej 16.5 milionë euro (plus interes) për shkak të klubit të tij të vjetër Sporting CP pasi shkaku ligjor u soll në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ndërsa kërkesat e agjentit të tij Jorge Mendes pritet të jenë të larta duke pasur parasysh statusin e Leaos si MVP i Serie A.

Gazetari i njohur i Milanit, Franco Ordine, ka shkruar një rubrikë për MilanNews, gjatë së cilës ai flet për të ardhmen e Leaos, dhe sesi Paolo Maldini shpjegoi se prej javësh ka pasur negociata të vazhdueshme për të arritur një marrëveshje.

“Sigurisht që klubi do të rrisë shumën e dedikuar për portugezin, por mendoj se ndryshimi mund të bëhet nga kohëzgjatja e rinovimit”, tha ai. “Duke reduktuar kohëzgjatjen e rinovimit deri ne vitin 2025 dhe mund te shpresojmë për një përgjigje pozitive nga Mendes.

Agjenti i njohur, mesa kam kuptuar, ka ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me aksionerin e ri të Chelsea dhe kjo ka bere qe t’i shkoje me shume pershtat interesave te klubit blu ne kete moment”.