Gazetari shqiptar gati të lërë gruan për “tokën e premtuar”: Nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj

3 muaj më parë
Gazetari shqiptar gati të lërë gruan për “tokën e premtuar”: Nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj

Gazetari Milaim Zeka ka dekaruar mbrëmjen e djeshme se amerikanët e kanë “shantazhuar” Lulzim Bashën me disa dosje, ndërsa shtoi se e nxorrën jashtë loje Berishën nga selia blu jo përmes forumeve, por përmes një vendimi personal nga ish-kryetari.

Ai e quajti Amerikën “Zoti”, ndërsa u shpreh me nota humori se: “Nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj”

Zeka: Nuk jemi ne trima, nuk kemi reagim subjektiv. Po të mos rrëzohej komunizmi në Rusi, ne akoma e kishim kumunizmin në Shqipëri.

Po Zoti i madh, erdhi Amerika se për mua Zoti është Amerika 2. Në foltoren e parlamentit e kam thënë se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan 3 ditë, unë nuk fle 3 muaj.

Çim Peka: Ndoshta këtë e bëni edhe pa ta thënë amerikanët (qesh). Një situatë komike kjo që shkaktoi të qeshura te të pranishmit në studio.

Milaim Zeka është një nga gazetarët dhe analistët që gjithmonë bëhet kryefjalë e mediave me qëndrimet dhe reagimet e tij për cështje të ndryshme.