Gazidis për MilanTv: “Duhet të fillojmë nga e para me ambicie dhe dëshirë për t’u përmirësuar, jemi gati!”

9 muaj më parë
Gazidis për MilanTv: “Duhet të fillojmë nga e para me ambicie dhe dëshirë për t’u përmirësuar, jemi gati!”

I intervistuar nga MilanTv direkt nga grumbullimi i kuqezinjve, Ivan Gazidis foli për këtë fillim sezoni si më poshtë: “Është gjithmonë një emocion të jesh këtu me tifozët. Do të doja të falenderoja tifozët tanë sepse ata janë gjithmonë këtu me ne.

Gjatë këtij sezoni të veçantë nuk muguan dhe gjithashtu edhe për sezonin e ri. Duhet të rifillojmë me ambicie dhe dëshirë për t’u përmirësuar. Pas një suksesi si sezoni i kaluar kjo është një sfidë, por ne jemi gati”.

Për partneritetet e reja dhe sponsorizimet: “Kemi sot për herë të parë fanellën e re të Puma-s me Scudetton. Kemi edhe një partneritet të ri me Konami dhe është i rëndësishëm për zhvillimin e klubit dhe për të ardhmen.

Jemi shumë krenarë që kemi këto dy marka të mëdha me ne.” Për Scudetton: “Të gjithë së bashku krijuam suksesin e sezonit të kaluar, këtë mjedis uniteti dhe këtë marrëdhënie me tifozët dhe partneritetet tona”.