“Gazidis qëndron deri në fund të kontratës. Ne nuk flasim shumë mbi emra merkatoje. Leao është i çmuar por drejtuesit kanë treguar se…”

8 muaj më parë
“Gazidis qëndron deri në fund të kontratës. Ne nuk flasim shumë mbi emra merkatoje. Leao është i çmuar por drejtuesit kanë treguar se…”

Orën e fundit kanë qarkulluar deklaratat vendimtare të Paolo Scaronit, presidentit te Milanit qe para së gjithash ka dashur të qetësojë të gjithë mjedisin kuqezi, duke konfirmuar se nuk ka dyshim se Maldini dhe Massara do të mbeten në menaxhim.

Por jo vetëm Paolo dhe Frederic. Scaroni trajtoi disa çështje të tjera themelore në kontekstin e Milanit. Veçanërisht për merkaton e kuqezinjve, i cili javët e fundit po shqetëson shumë tifozët. Sidomos për lajmet për Renato Sanches dhe Sven Botman. Numri një i kuqezinjve u shpreh si më poshtë:

“Keni humbur mundësitë në merkato? Nuk e di, sigurisht që humbemi shumë në muhabet. Unë nuk shoh dhjetëra transaksione të përfunduara tashmë, ato janë vetëm hipoteza. Jemi shumë më të rezervuar se të tjerët dhe nuk kam as përshtypjen më të vogël se po humbasim.

E duke folur për hipotezat e merkatos, Scaroni u ndal te kalimi i shumëpërfolur i Lukakut dhe Dybala te Interi. “Përpiqem të mos shqetësohem për gjëra që nuk kanë ndodhur ende, tani për tani të gjitha duken si hipoteza.

Unë shikoj vetëm te Milani dhe jemi mësuar të përballemi me kundërshtarë konkurrues. Interi kishte një skuadër më të fortë në letër se Milani, por shpirti i ekipit dhe aftësia e trajnerit dhe drejtuesve tanë luajtën një rol më shumë se themelor”.

Përqendrimi i Presidentit te Zlatan Ibrahimovic është gjithashtu i rëndësishëm. Suedezi iu nënshtrua një operacioni delikat rindërtimi në gjurin e tij të majtë në maj dhe parashikohet një ndalesë shumë e gjatë për të. “Shpresoj qe e ardhmja e Zlatan është ende në fushë. Rikuperimi po ecën me ritme të përshpejtuara si zakonisht për Ibrën. Jam i sigurt se do të kthehet në formë fizike dhe në këtë rast do të luajë sërish”, tha Scaroni.

Nëse ka një rinovim që po bën shumë diskutime, është ai i Rafael Leaos. Xhevahiri i kuqezinjve është tashmë në fokusin e të gjithë klubeve. Milani nuk ka ndërmend ta privojë veten nga portigezi dhe për këtë arsye dëshiron të rinovojë kontratën me çdo kusht. Duket se Rafa është absolutisht dakord me qëndrimin e tij te Milanello, por kërkesat financiare mund të komplikojnë gjithçka.

Paolo Scaroni për Leaon nuk dha asnjë siguri, duke dribluar pyetjen: “Nuk flas kurrë për këto çështje, nuk dua të pushtoj fushën e Maldinit. Nisur nga roli që luajti, Leao është një futbollist i çmuar për Milanin, por ne kemi treguar se dimë të bëjmë zëvendësime të pabesueshme. Po mendoj për dëmtimin e Kjaer dhe hyrjen e Kalulu: jemi të lumtur që kemi zbuluar një talent”.

Elliott dhe Gazidis, e ardhmja në Milan? Së fundmi nuk munguan deklaratat për rolin e tyre por edhe të Elliott dhe Gazidis te Milani. Paolo Scaroni dha një pasqyrë se cilat mund të jenë detyrat e tyre në muajt e ardhshëm.

“Elliott do të mbetet në bord me të paktën dy drejtorë. Shpresoj që Gordon Singer të mbetet dhe të ketë vazhdimësi me bordin e vjetër. Ne jemi të sigurt që do të llogarisim te Gadizis deri në fund të kontratës, që është nëntori.

Cardinale më propozoi që të mbetem president, për momentin thashë se dua të kuptoj evolucionin e gjithçkaje, por do të isha i lumtur të vazhdoja këtë aventurë emocionuese. Më duket se gjithçka është në drejtimin e duhur”.