Gazzetta “afron” De Keteleaere dhe Ziyech me Milanin, nga Belgjika: “Oferta e fundit e Leeds dhe vendimi i lojtarit”

9 muaj më parë
Gazzetta “afron” De Keteleaere dhe Ziyech me Milanin, nga Belgjika: “Oferta e fundit e Leeds dhe vendimi i lojtarit”

Milani po kërkon përforcime për sulmin dhe tashmë ka identifikuar dy profile që do të ishin shumë të përshtatshem për Stefano Piolin: ata janë Hakim Ziyech dhe Charles De Ketelaere. I pari do të përdorej si anësor i djathtë, ndërsa i dyti si mesfushor sulmues qendror pas sulmuesit të parë.

Mbyllja e kësaj goditjeje të dyfishtë nuk do të jetë e lehtë, por Maldini dhe Massara duan të provojnë. Këtë mëngjes La Gazzetta dello Sport raporton se  marokeni i Chelsea tashmë i ka thënë “po” transferimit ne Milanello.

Ish-lojtari i Ajax, siç ndodhi tashmë me Lukakun, u kërkoi bluve ta shesin për të shkuar dhe për të luajtur me vazhdimësine që me Tuchelin nuk gjeti. Milani është gati për sulmin vendimtar, edhe falë vullnetit të lojtarit që dëshiron kuqezinjtë, edhe nëse ende nuk është gjetur një marrëveshje për formulën dhe për pagën.

INVESTIME – Përveç Ziyech, klubi fokusohet fuqishëm edhe te De Ketelaere, një xhevahir i ri i Brugges për të cilin Djalli është gati të investojë rreth 30 milionë euro, domethënë një pjesë të madhe të buxhetit në dispozicion të Maldini dhe Massara. Milani shpreson se kjo shifër do të jetë e mjaftueshme për të bindur ekipin belg dhe për të kapërcyer konkurrencën e disa klubeve angleze si Leeds dhe Southampton.

Sipas raportimeve nga Het Laatste Nieuws, një gazetë e njohur belge, Leeds do të kishte vënë në pjatë një ofertë prej 30 milionë euro plus pesë bonuse për Charles De Ketelaere.

Megjithatë, lojtari nuk duket i interesuar për t’u transferuar te klubi anglez pasi, pasi ka folur me Paolo Maldinin dhe Stefano Pioli, Milani është në krye të preferencave të tij. Për momentin ka ende një distancë mes dy klubeve, por mesfushori i ri sulmues belg shpreson se ata mund të arrijnë një marrëveshje së shpejti.