Çështja e rinovimit të Rafael Leaos është padyshim një nga më të mprehtat te Milani për momentin. Siç dihet, lojtari ka një kontratë me kuqezinjtë e cila skadon në verën e vitit 2024 dhe disa klube angleze jane në derë, mbi të gjitha Chelsea. La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes u përpoq të hidhte poshtë disa përllogaritje se sa mund të peshonte për klubin kuqezi rinovimi i talentit me numrin 17.
Gazzetta mengjesin e sotëm saktëson qartë se kërkesat e Leaos do të preknin 7 milionë euro për 5 vjet, por nuk mund të përjashtohet që një marrëveshje të gjendet edhe në gjysmë të rrugës: 6 milionë euro per nje kontrate pesëvjeçare.
Kësaj, megjithatë, duhet t’i shtojmë thelbin e vërtetë të gjithë çështjes, përkatësisht gjobën që do t’i paguhet Sporting Lisbonës në bashkepunim me Lille. Sipas disa përllogaritjeve të bëra nga Gazzetta dello Sport, Milani, edhe në bazë të Dekretit të Rritjes, do të paguante, përfshirë taksat, rreth 40-50 milionë euro në 5 vjet.
Plus një pjesë të dëmshpërblimit për Sportingun e Lisbonës. Për një total prej rreth 65 milionë euro. Tani, nëse shifrat janë këto apo pak më të ulëta, me siguri klubi kuqezi do të duhet të mbulojë një shpenzim të madh nëse dëshiron të mbajë lojtarin e tij më të mirë.
Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë një surprizë e madhe, duke pasur parasysh vlerën e Leaos. Maldini, i ftuar pak ditë më parë në Festivalin Sportiv të Trentos, teksa pranon vështirësitë që ka kjo gjobë për t’i paguar Sportingut për ekonominë e rinovimit të Leaos, i beson asaj që duket se është vullneti i lojtarit që sheh çdo ditë.
“Rafa e kupton që rruga në vitet e ardhshme duhet të jetë te Milani dhe na thotë. Më pas do të ketë një negociatë, por ne e dimë që lojtarët e fortë duhet të paguhen për vlerën e tyre”, tha Maldini. D
y gjëra të rëndësishme: Leao e di se sa i rëndësishëm është Milani për të dhe Milani e di se sa i rëndësishëm është Leao për klubin. Është e qartë se kjo nuk mjafton dhe duhet të ulet në një tavolinë, duke marrë parasysh edhe sirenat që vijnë mbi të gjitha nga Premier dhe një Kupë Botërore që mund të përfshijë një ndryshim të mëtejshëm të ritmit nëse Leao do të vidhte syrin.