Nga derbi i Italisë te ai i Milanos, por në merkato… Ky është lajmi qe sonte vjen per Paulo Dybala-s: pas largimit nga Juventusi, sulmuesi argjentinas po bisedon me Interin por ende nuk ka akord. Kjo pasi zikalterit – edhe për arsye fiskale – i dhane perparesi kthimit të Romelu Lukakut në Itali
Keshtu duke e vënë Joya-n në gatishmëri. Në këtë moment, Marotta dhe Ausilio kanë nevojë për kohë, mes distancës ekonomike dhe transferimeve për t’u bërë në sulm. Sepse duhen hequr rrogat e medha per te liruar vend…
Grumbullimet nisin shpejt dhe Dybala deshiron te nise stervitjes sepse Boterori ne Argjentine eshte super i rendesishem. Sipas Gazzetta dello Sport sonte, Milani provon blitz. Klubi kuqezi do të hynte per argjentiasin sapo te shihte rrugen e duhur…
Të sapoardhur nga rinovimi, Maldini dhe Massara do të ishin gati për një ofensivë për lojtarin kryesor pa ekip në Serie A. Megjithatë, me shifra të reduktuara, shpjegon Gazzetta, krahasuar me ofertën e Interit.
Sakaq, Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio në Sky Sport, sot ka pasur kontakte të reja të rëndësishme me Chelsean për Hakim Ziyech. Ky është objektivi i parë madhor i Maldinit dhe Massarës pas rinovimit dhe Milani është në kërkim të formulës së duhur për të gjetur një marrëveshje. Ekziston një besim në rritje për suksesin e operacionit.