Një sezon i bujshëm për të mos thënë më pak. Të flasësh për Rafael Leaon në fund të kampionatit 2021-2022 do të thotë të lavdërosh një nga protagonistët absolut të Scudetto-s së Milanit. Jo vetëm numrat e jashtëzakonshëm sezonal, që e kurorëzuan atë si golashënuesin më të mirë të Milanit.
Por mbi të gjitha niveli i performancës, sidomos kur u ngrit shiriti dhe kur skuadra e Piolit filloi të shikonte objektivin final. Prandaj është e pashmangshme që emri i sulmuesit portugez të përfundojë në lajmet e merkatos.
Leao është një futbollist i ri, ende me hapësirë të qartë për përmirësim, cilësi të jashtëzakonshme. Thashethemet kanë nisur tashmë dhe sot Gazzetta dello Sport ka hyrë në detaje, duke folur për një propozim tashmë të mbërritur për numrin 17.
Tundimi më i madh për të ardhmen e Leaos quhet Real Madrid. Tashmë në orët e fundit kishte sinjale nga kryeqyteti spanjoll, duke kërkuar një tjetër fuqizim të mrekullueshem për të kompletuar sulmin. Merengues në këto ditë po përgatiten për finalen e Champions League, më pas do të hidhen me kokë në merkato.
Pas mosardhjes së Kylian Mbappe, i cili preferoi të rinovojë me PSG-në, Florentino Perez kërkon të sjellë në ekipin e Carlo Ancelottit një tjetër kampion ofensiv. Për cilësinë, karakteristikat dhe moshën e re, profili i Leaos duket të jetë ideali. Në Spanjë ka nga ata që betohen për ofertën e gatshme të vetë Realit.
La Gazzetta sot flet për 120 milionë euro në pjatë për të bindur Milanin të shesë Leaon. Një ofertë rekord në futbollin italian: asnjë lojtar i Serisë A nuk është vlerësuar kaq lart. I vetmi afër kësaj shifre ishte Paul Pogba, i cili u shit nga Juventus te Manchester United për njëqind milionë euro…
Shifra që do të rrëzonin çdo rezistencë, duke qenë se Milani me një buxhet kaq të ardhur mund të planifikonte një merkato luksoze, me të paktën 3-4 goditje të rëndësishme. Por Paolo Maldini dhe kompania nuk kanë dyshime: përgjigja e kuqezinjve ka të bëjë me propozimin e një rinovimi të rëndësishëm për Leaon.
Së shpejti, menaxhmenti do të takohet me Jorge Mendes dhe do të formulojë ofertën zyrtare: kontratë deri në qershor 2026 (dy vjet më shumë se marrëveshja aktuale) dhe pagë prej 5 milionë euro neto në sezon. Oferte qe mund te rritet…