Dje ka qenë takimi i Milanit te Milanello dhe Stefano Pioli, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e sezonit të ri, u pa qartë se çfarë lojtarësh duhet të mbërrijnë nga merkato: duhen përforcime për të rritur cilësinë e skuadres kampione.
Rmri i parë që u shkoi në mendje të gjithëve ishte sigurisht ai i Charles De Ketelaere, një talent i ri i Bruges për të cilin klubi është gati të bëjë një investim të rëndësishëm. Mëngjesin e sotëm La Gazzetta dello Sport shpjegoi se Milani ka paraqitur ofertën e parë për belgun: 20 milionë euro plus bonuse.
Ky propozim është ende shumë i ulët, por është hapi i parë klasik në një negociatë që mund të fillojë shpejt. Kërkesa e Bruges është rreth 30-35 milionë euro, kështu që distanca është ende e gjerë, por kuqezinjtë duan shumë mesfushorin e ri sulmues: si dëshmi për këtë, ka pasur edhe një telefonatë mes De Ketelaere dhe Stefano Piolit ditët e fundit.
Brugges nuk ka asnjë nxitim dhe as nuk ka nevojë ta shesë atë, në të vërtetë nuk është mister që ata do të donin ta mbanin atë për një sezon tjetër. Në vend të kësaj, duhet të kuptojmë se cilat janë qëllimet e lojtarit: ndjenja është se në këtë front do të ketë lajme të rëndësishme brenda 10-15 ditëve.
Kjo sepse Milani dëshiron t’i japë një përforcim të madh trajnerit sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje me Brugges, ndërsa për nënshkrimin e De Ketelaere nuk do të ketë probleme të mëdha pasi ai mund të “kenaqet” me një pagë rreth dy milionë euro në sezon.