Gazzetta – Rinovimi i Maldinit dhe Massara garanci: më pas do të ketë punë për të bërë. Objektivat e Milanit

8 muaj më parë
Gazzetta – Rinovimi i Maldinit dhe Massara garanci: më pas do të ketë punë për të bërë. Objektivat e Milanit

Kontratat e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara, drejtuesit e kuqezinjve protagonistë në ndërtimin e Milanit fitues të dy sezoneve e gjysmë të fundit, janë shumë pranë skadimit. Megjithatë, lajmet dhe bindjet e atyre qe jane afër klubit nuk lene dyshime: do të shkojmë drejt rinovimit të zonës teknike dhe do të filloje puna per të konfirmuar ekipin në ligë, por edhe të përmirësohet ecuria në Champions League dhe të kete rritje në terma të imazhit.

Siç raportohet mëngjesin e sotëm nga Gazzetta dello Sport, në intervistën e gjatë që Paolo Scaroni dha dje në Gr Parlamento, presidenti i Milanit konfirmoi edhe një herë se Maldini dhe Massara do të jenë në krye të kursit të ri të kuqezinjve.

Në mënyrë të veçantë, Scaroni nënvizoi se si në periudha të tilla si ato që parashikojnë ndryshim kompanie, mund të merret parasysh një vonesë për çështje që lidhen me kontratat. Njoftimi, sipas Gazzetta, duhet të arrijë në fund të javës.

Më në fund, Milani do të jetë në gjendje të hidhet në merkato duke filluar me ata lojtarë me të cilët kanë punuar për muaj të tërë dhe që tani rrezikojnë të humbasin: Botman dhe Sanches. Të dy konkurrohen nga ekipe më të fuqishme ekonomikisht si Newcastle dhe PSG. Gjithashtu, duke filluar nga korriku do të rifillojnë fjalimet për rinovimin e Rafael Leaos dhe te tjereve…

Ditën e djeshme Scaroni nuk ka humbur rastin të flasë më shumë për stadiumin, një projekt për të cilin ka vite që ka vënë shpirtin dhe trupin. Presidenti kuqezi ka saktësuar se do të ketë një takim mes Milanit dhe Interit menjëherë pas mbylljes se akordit dhe kalimit te aksioneve mes Cardinale dhe Singer, i planifikuar për në shtator.

Të gjitha mundësitë mbeten të hapura dhe qëllimi është te gjendet rrugqa me e shpejte, qoftë ai i projektit të Milanos apo qofte “emigrimi” në zonen Sesto. Merkato dhe stadiumi përdoren edhe për të garuar në Champions League, kompeticion të cilin Milani dëshiron ta përballojë me një qëndrim ndryshe nga sezoni i ardhshëm, duke pasur parasysh edhe vendin e garantuar në vazon e pare.

Sipas Gazzetta, objektivi minimal është kalimi në raundin e dytë, me shpresën që shorti do të jetë më i bute. Me një kalendar të ngjeshur, veçanërisht për pjesën e parë të sezonit, është thelbësore që Milani të jetë gati në korrik….