Gazzetta – Takime fshehurazi, lind aksi Cardinale-Maldini! Dy afrimet e para të sigurta, studiohet i treti

8 muaj më parë
Gazzetta – Takime fshehurazi, lind aksi Cardinale-Maldini! Dy afrimet e para të sigurta, studiohet i treti

Pas dy takimeve mes Paolo Maldinit dhe Gerry Cardinale, një në Casa Milan dhe një tjetër “sekret”, numri 1 i RedBird e përshkroi kohën e kaluar me drejtuesin e Milan si “fantastike”. Por merkato e transferimeve merr jetë dhe nga fjalët duhet të kalohet në vepra.

Maldini dhe Massara kane kontratat qe skadojnë pas 18 ditësh dhe nga ai moment ata mund të lirohen nga Milani. Sa më shpejt të vijnë firmat e çiftit që solli Scudetton te kuqezinjtë pas 11 vitesh, aq më shpejt mbërrijnë firmat e nënshkrimeve të reja si Origi dhe Renato Sanches.

Siç u përmend, blerja e parë do të jetë Origi. Por, siç shkruan Gazzetta dello Sport, nëse kushtet e lejojnë, mund të mos jetë goditja e vetme në sulm: Scamacca, mes moshës dhe karakteristikave, mund të garantojë objektivat e së ardhmes.

Megjithatë, në mesfushë, boshllëku i lënë nga Franck Kessie do të mbulohet nga Renato Sanches: kuqezinjtë do të paguajnë midis 10 dhe 15 milionë euro për portugezin, gjysma në krahasim me kërkesën fillestare të Lille, dhe pretendimi fillestar prej 6 mln eurove ne sezon do të përgjysmohet, fale edhe Dekretit te Rritjes.

Gazzetta nënvizon gjithashtu se si Milani dëshiron të rrisë cilësinë në repartin e fantazise: Brahim Diaz do të qëndrojë në Milano, ndërsa Zaniolo ka shumë pengesa. Gjithashtu si Charles De Ketelaere, qe kushton 40 milionë euro por do të ishte një investim i sigurt duke pasur parasysh cilësitë e tij teknike.

Së fundmi, është edhe Noa Lang: lojtari shtyn të vijë në Milano, ndërsa klubi kërkon të gjejë akordin me Brugge, qe sipas medieve holandeze tashme ka arritur nje shtrengim duarsh.