Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacionin fillestar për t’u përballur me Empolin në krahasim me skuadrën që humbi me Napolin para pushimit.
Sipas edicionit të sotëm të mëngjesit të La Gazzetta dello Sport, Ciprian Tatarusanu do të luajë në portë pasi Mike Maignan është i dëmtuar, me Fode Ballo-Toure që do të vijë në katërshen e mbrojtjes në vend të Theo Hernandez.
Milani do të duhet të bëjë pa Mike Maignan për të paktën një muaj: në vend të tij do të jetë Ciprian Tatarusanu i cili tashmë vitin e kaluar mundi të zëvendësojë francezin dhe të jetë vendimtar me pritjen ndaj Lautaro Martinez nga njëmbëdhjetë metra në derbin e ndeshjes së parë.
Titulli i QS sot shkruhet: “Kur thërret detyra Ciprian është gjithmonë gati”. Empoli do të jetë prezenca e pesëmbëdhjetë zyrtare te kuqezinjtë për Tatarusanun dhe nuk do të jetë e fundit: portieri rumun do të jetë në fushë edhe me Juventusin dhe Verona-n, si dhe për ndeshjen e dyfishtë ndaj Chelseat.
Pjesa tjetër e mbrojtjes do të përbëhet nga Davide Calabria, Pierre Kalulu dhe Fikayo Tomori. Sandro Tonali dhe Tommaso Pobega pritet të formojnë pivotin e dyfishtë te mesit te fushes me Ismael Bennacer që ulet në pankinë pasi ishte përfshirë me Algjerinë ne dy miqesore dhe e fundit e luajtur 90 minuta.
Sulmi duhet të përbëhet nga Junior Messias në krahun e djathtë, Charles De Ketelaere si playmaker, Rafael Leao në krahun e majtë dhe Olivier Giroud perpara. Milan XI (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Pobega; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud. Empoli XI (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, De Winter, Luperto, Parisi; Haas, Marin, Bandinelli; Pjaca; Lammers, Satriano.
