Kur Tommaso Pobega u kthye te Milan pas huazimit të tij më të fundit në Torino, askush nuk e dinte se çfarë të priste nga mesfushori, por sezoni i tij deri më tani ka qenë pozitiv.
Siç shkruajnë te Gazzetta dello Sport, Pobega po përfiton nga puna e palodhur që bëri gjatë periudhës së huazimit me Ternana, Pordenone, Spezia dhe së fundmi në Torino, duke fituar më në fund një vend në rotacionet e Milanit nën drejtimin e Stefano Piolit dhe duke luajtur gjithashtu edhe me kombëtaren.
Djali nga Trieste – i cili u rrit në ekipet e të rinjve të kuqezinjve – po i jep Milanit fizikun dhe forcen që janë pjesë e karakteristikave të tij. Festa e tij me Davide Calabria pas golit të tij kundër Dinamo Zagrebit tregon lidhjen e tij shumë të fortë me Akademine e Milanit, të cilët ndjejnë krenarinë më shumë se kushdo për të përfaqësuar klubin.
Ka qenë një fillim pozitiv i sezonit që e çoi Pobegën në kombëtare, ku ishte ndër të parët që përqafoi Giacomo Raspadorin pas golit të fitores ndaj Anglisë të premten mbrëma.
Në qershor, Pobega luajti 10 minuta teksa zëvendësoi bashkëlojtarin e tij tashmë Tonali në pjesën e fundit të ndeshjes Itali-Gjermani 1-1 në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Bolonjë, por këtë herë ai ishte në fushë për gjysmë ore, pasi zuri vendin e Nicolò Barella-s.
Në këtë pikë i takon Pobega-s të vazhdojë të përmirësohet dhe të rritet edhe me Milanin dhe në Itali, por ai vazhdon të bëjë hapa përpara për të shlyer besimin e trajnerëve të tij.