Pas intervistës së djeshme me Paolo Maldini në të cilën, ndër pasazhet e ndryshme, ai përmendi nevojën për të përforcuar skuadrën me tre emra të rëndësishëm, gazetari Carlo Laudisa përshkruan tre synimet kryesore të drejtuesve të kuqezinjve për një Milan në Champions League.
Skuadra kuqezi, qe sapo ka fituar Scudetton, ka çdo synim të konfirmojë veten në Itali dhe të përmirësohet në Evropë dhe për ta bërë këtë ata kanë nevojë për emra që janë të denjë për skenat e mëdha. Ja pra, që mes konfirmimeve dhe negociatave të rifilluara, drejtuesit e Milanit po punojnë për të identifikuar protagonistët e rinj të Milanit 2022/23.
Mes emrave të përsëritur për të mishëruar një nga repartet më të besueshme të Milanit të Piolit, nuk mund të mos përmendet ai i Botman. Mes përshpejtimeve dhe ngadalësimeve, emri i qendrës holandeze është përmendur shpesh si i zgjedhuri për t’iu bashkuar Tomorit në çiftin qendror të së ardhmes.
Sipas Gazzetta dello sport, megjithatë, ditët e fundit ka pasur një ngadalësim sepse Maldini dhe Massara e kanë rivlerësuar fuqishëm idenë e përpjekjes për të afruar Bremer. Mbrojtësi brazilian është gjithashtu afruar shpesh te Interi, por negociatat me zikalterit kane ngrire per momentin pa pasur nje shitje big.
Këtu, pra, Milani po vlerëson mundësitë e hyrjes për të provuar të fitojë një derbi në merkato. Vlera prej 40 milionë eurosh është e lartë, por, pas fjalëve të djeshme, Milani është i vetëdijshëm se duhet të vendosë dorën në portofol për të rritur ambiciet.
Nëse një emër i përmendur në të kaluarën është kthyer në modë për repartin e mbrojtjes, konfirmimet e mëtejshme mbërrijnë në mesfushë për emrin e Sanches që qarkullon prej muajsh në orbitën e kuqezinjve.
Duke u larguar nga Lille, portugezi deklaroi dëshirën për t’iu bashkuar projektit të kuqezinjve dhe Maldini dhe Massara po studiojnë formulën e duhur për ta sjellë atë në Milano. Shifrat për operacionin nuk duhet të jenë shumë e shtrenjte dhe në këtë kuptim duhet të jenë rreth 15-20 milionë euro.
ZANIOLO KTHYET NË MODË – Një nga detyrat prioritare të drejtuesve të kuqezinjve në merkato është padyshim përforcimi i sulmit të kuqezinjve. Kjo është arsyeja pse përveç mendimeve të natyrshme për sulmuesin e parë, Maldini dhe Massara po mendojnë se si të përmirësojnë repartin e fantazise që disponon Pioli.
Objektivi, në këtë kuptim, i përgjigjet emrit dhe mbiemrit të Nicolo Zaniolo, fitues i freskët i Ligës së Konferencës dhe vendimtar në ndeshjen kundër Feyenoord. Vlerësimi i talentit italian është rreth 60-70 milionë euro.
Por Maldini dëshiron të përpiqet të kuptojë nëse ka hapësirë për negociata për t’i dhënë Piolit një përforcim të ri, por gati për të përmirësuar ambiciet e një Milani te etur për të qenë protagonist në skena të mëdha. Ketyre emrave u shtohen Noa Lang i Club Brugge, Origi qe eshte gati i mare tashme dhe nje ide per ne sulm qe perfaqesohet nga Scammacca.