GDS | Ka edhe një pikëpyetje të madhe në Casa Milan! Do ta zgjidhë Gerry Cardinale

8 muaj më parë
GDS | Ka edhe një pikëpyetje të madhe në Casa Milan! Do ta zgjidhë Gerry Cardinale

Për momentin, te Milani sigurisht qe fokusi kryesor jane rinovimet e Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, të cilëve kontrata aktuale me Milanin u skadon brenda pak ditësh (30 qershor). Megjithatë, gjatë muajve të ardhshëm, e ardhmja e Ivan Gazidis do të duhet të diskutohet gjithashtu.

Kontrata e menaxherit (administrator i deleguar) me Milan do të skadojë në nëntor 2022. Çfarë do të ndodhë pas pesë muajsh? A do të rinovojë dhe do të qëndrojë CEO afrikanojugor apo do të thotë lamtumirë?

Kete pyetje ka ngritur La Gazzetta dello Sport, duke sqaruar se e ardhmja e Gazidis mbetet shumë e pasigurt. E vetmja siguri për momentin është se në vjeshtë menaxheri i Afrikës së Jugut do të ketë një përballje me Gerry Cardinale, numri një i RedBird dhe pronari i ri i klubit dhe do të komunikojë vendimin e tij.

Pak ditë më parë, presidenti i kuqezinjve, Paolo Scaroni, u shpreh kështu për fatin e Gazidis: “Ne jemi të sigurt që do të llogarisim te Gadizis deri në fund të kontratës, në fund të nëntorit”. Fjalë që mbajnë të hapur edhe skenarin e një lamtumire për drejtuesin e Milanit, i cili ka përjetuar momente të ndërlikuara, veçanërisht pasi u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2021.

Pavarësisht se çfarë vendos të bëjë pas nëntorit, rëndësia e punës së Gazidis në rilindjen e Milanit është ne syte e të gjithëve: menaxheri afrikano-jugor ka dhënë një dorë të madhe në veçanti për të përmirësuar llogaritë e klubit kuqezi, duke rritur sponsorët dhe rrjedhimisht të ardhurat e Djallit.

Edhe pse i kritikuar shpesh, ai megjithate beri hapa prapa duke hedhur poshte projektin Ragnick pas akuzave nga Boban dhe pasi Maldini gjithashtu po mendonte doreheqjen. Gazidis pranoi qe te bashkepunonte dhe me pas i la dore te lire drejtuesve teknike.