Reparti i mbrojtjess se Milanit është i ri ne moshe dhe ende vazhdon të rritet, si në aspektin e pjekurisë dhe nivelit të performancës, por edhe në vlerën e tyre në treg (pra merkato dhe rendesine e peshen e kartonit)
Nuk ka dyshim se prapavija u bë forca e Milanit gjatë sezonit te Scudetto-s edicionin e kaluar pasi kuqezinjtë mbajtën nëntë here portën e paprekur në 11 ndeshjet e tyre të fundit të ligës, me vetëm dy gola të pranuar në atë pjesë.
Edicioni i sotëm i mëngjesit i La Gazzetta dello Sport i kushton një artikull mbrojtjes së Milanit me titull: “Nga Maignan te Theo: tani mbrojtja vlen mbi 200 milionë euro”. Gazeta përshkruan se si linja e pasme është rritur shumë gjatë dy sezoneve të fundit nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli dhe tani vlen mbi 200 milionë euro në total.
Ata besojnë se Mike Maignan vlen rreth 45 milionë euro, Pierre Kalulu rreth 30 milionë euro, Davide Calabria po aq, Fikayo Tomori të paktën 50 milionë euro dhe Theo Hernandez 60 milionë euro.
Për Milanin, megjithatë, ata janë një njësi e paçmuar. Sepse, ndryshe jane shifrat e transfermarkt dhe ndryshe eshte realiteti. Nese sot nje klub do te shkonte dhe ofronte 45 mln euro per Maignan dhe 60 per Theo do te refuzohej direkt…