GDS | Milani rrit ofertën për Leao, por Mendes kërkon gjobën! Chelsea shkon 120 mln euro

6 muaj më parë
GDS | Milani rrit ofertën për Leao, por Mendes kërkon gjobën! Chelsea shkon 120 mln euro

Chelsea nuk po heq dorë nga ideja e nënshkrimit të Rafael Leao, e cila ka detyruar Milan të hidhet ne veprim për një rinovim te mundshem edhe pse eshte shume shume i veshtire duke pare kornizen e faktoreve dhe detajeve…

Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport bën një pasqyrë të negociatave që janë duke u zhvilluar mes Milanit dhe Jorge Mendes për rinovimin e Leaos. Sipas gazetës, drejtuesit e kuqezinjve kanë vendosur një rroge prej 6.5 milionë euro neto në sezon për anësorin portugez që kërkon 7 milionë euro, një diferencë që mund të kapërcehet.

Pengesa e madhe përfaqësohet nga dëmshpërblimi që Leao do t’i paguajë Sporting CP për shkak të largimit të tij te Lille në vitin 2018. Agjenti i lojtarit kërkon që Milani të kontribuojë së bashku me klubin francez në pagesën e 19 milionë eurove për Sportingun..

Është një shifër që pronari i ri i Milanit, Gerry Cardinale, nuk ka ndërmend të paguajë pasi Milani nuk është i përfshirë ligjërisht në asnjë mënyrë. Ndërkohë, Chelsea është i vendosur të transferojë Leaon dhe ata do të ishin të gatshëm të ofrojnë nje shifer prane klauzolës së lirimit të pranishëm në kontratën aktuale të Leaos (150 milionë euro), me rreth 120 milionë euro gati bashke me bonuse.