GDS | Telenovela “Leao”: 3 muaj vendimtarë! Ai shtyn për rinovim, Chelsea pret, Milani…

9 muaj më parë
GDS | Telenovela “Leao”: 3 muaj vendimtarë! Ai shtyn për rinovim, Chelsea pret, Milani…

Milan-Napoli ishte edhe ndeshja e mungesave pasi dy skuadrave u mungonin lojtarët më të fortë përkatës, Rafael Leao dhe Victor Osimhen. Në fund, mungesa që peshonte më shumë ishte sigurisht ajo e portugezit, pa të cilin kuqezinjtë humbasin shpejtësinë, paparashikueshmërinë dhe golat.

Skuadra e Stefano Piolit gjithsesi ka ndërtuar shumë raste shënimi, por është e pamohueshme që me ish-futbollistin e Lille në fushë ndoshta loja do të kishte shkuar ndryshe.  Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, duke pasur parasysh rëndësinë e anësorit të ri, rinovimi i tij vazhdon të jetë një nga prioritetet më të rëndësishme.

Në të vërtetë është sigurisht më i rëndësishmi: në këtë front javët e ardhshme do të jenë thelbësore, edhe sepse Chelsea, i cili u përpoq ta rrëmbejë atë nga Milani këtë verë duke arritur te ofronte rreth 80 mln euro me bonuse, synon të provojë sërish në janar.

Leao kerkon të nënshkruajë një kontratë të re. Dialogu me klubin kuqezi është duke u zhvilluar prej javesh, por për momentin marrëveshja është shumë larg per shkak te diferences mes ofertes dhe kerkeses.

Lojtari kërkon 7 milionë euro pagë në sezon, ndërsa drejtuesit e Djallit janë të gatshëm të ofrojnë diçka më pak, flasim për një shifër rreth 6 milionë euro në vit bashke me bonuse. Por tema e madhe e diskutimit mbetet ende dëmshpërblimi i famshëm ndaj Sportingut të Lisbonës, me Leao që duhet t’i paguajë 19 milionë euro ish-skuadrës së tij për përfundimin e njëanshëm të kontrates ne vitin 2018.

Fillimisht u duk se kjo shumë do të ndahej mes Lille, Milan dhe lojtarit, por tani Rafa po kërkon që dy klubet, në veçanti kuqezinjtë, të marrin përsipër pagesën. Loja e rinovimit luhet rreth kësaj teme. Nga ana e të gjithëve ka një dëshirë për të ecur përpara së bashku, por do të duhet një përpjekje e rëndësishme për të arritur një mirëkuptim.

Klubi kuqezi që në fillim doli për të ndihmuar Rafael, problemi është se tani ai do të donte që Djalli të paguante plotësisht pjesën e tij, pra 9.5 milionë euro. Ndërkohë, Chelsea është gati për ta synuar që në janar. Urgjenca e portugezit është që të nënshkruajë marrëveshjen e re para vitit 2023. Ai dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, por Milani do të duhet të plotësojë kërkesat e tij.

Çeshtja mbetet e hapur, tre muajt e ardhshëm do të jenë thelbësor! Leao do te qendronte te Milani pa problem pasi eshte i lumtur dhe procesi i tij i rritjes ka qene vertet mbreslenes.

Sipas raportimeve të gazetës franceze, Le10Sport Paris Saint-Germain do të ishte i interesuar për talentin e ri portugez gjithashtu. Luis Campos, gjatë merkatos së kaluar të verës arriti të sjellë Carlos Soler në Paris. Me sa duket, megjithatë, menaxheri i klubit parizian nuk do të ishte ende i kënaqur me organiken: përveç një qendërmbrojtësi, PSG duket se dëshiron të pasurojë edhe sektorin ofensiv!